TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Shtator 2023, 18:17

“Ia dalim nëse e bëj i qetë punën time”, prezantohet trajneri i ri i Polonisë: Asnjë revolucion në skuadër

Shkruar nga Pamfleti

“Ia dalim nëse e bëj i qetë punën time”,

Polonia zyrtarizoi sot paradite uljen në pankinë të trajnerit Mikal Probierz, si pasues të Fernando Santos. Probierz është prezantuar në krye të kombëtares polake, ku është shprehur se pavarësisht situatës jo të mirë që po kalon përfaqësuesja, nuk do të ketë asnjë revulucion.

Faleminderit për mbështetjen e presidentit dhe bordit drejtues. E kuptoj që kishte shumë dyshime për këtë zgjedhje. Do të doja të mbani mend se kam punuar 20-vjet për t’u bërë trajner. Kam drejtuar ekipe në gati 500 ndeshje në elitë. Kam trajnuar shumë lojtarë që janë sot në kombëtare. Nuk është se jam një trajner i rastësishëm. Mendoj se e meritoj këtë pankinë pas vitesh pune. Nuk arrita sukses? Unë nuk kam qenë trajner i Lexhias së Varshavës apo Leh Poznan. Megjithatë, kam fituar Kupën e Polonisë dhe Superkupën e Polonisë me ekipe nga mesi i tabelës. Unë nuk jam më i rëndësishmi. Gjëja më e rëndësishme është e mira e kombëtares.

Unë dua që ne të punojmë së bashku për të rindërtuar kombëtaren dhe të jemi krenarë për të. Është diçka e rrallë të filloni një punë dhe të dëgjoni kaq shumë gjëra negative për veten tuaj. Atmosfera rreth stafit nuk është shumë e mirë. Apeloj që të më jepet mundësia për të punuar në paqe, që lojtarët të vijnë me kënaqësi në grumbullim dhe të gjithë ne të përpiqemi për një qëllim.

Ne nuk do të bëjmë revolucion dhe nuk do ta largojmë Robert Levandovskin në asnjë mënyrë. Ai është kapiteni dhe ne nuk do të shkatërrojmë papritur gjithçka. Në fushë duhet të rrezikojmë më shumë dhe lojtarët duhet të përpiqen për duele dhe të kërkojnë hapësira të lira”, tha Probierz.

Kujtojmë që Polonia është në një grup me Shqipërinë, Çekinë, Moldavinë dhe Ishujt Faroe në kualifikueset “EURO 2024″.

mika probierz trajneri i ri i polonisë

Lini një Përgjigje