TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Shtator 2023, 16:47

Shfaqën në stadium banerin “Kosova është Serbi”, UEFA gjobit me 52 mijë euro Rumaninë dhe një ndeshje pa tifozë

Shkruar nga Pamfleti

Shfaqën në stadium banerin “Kosova është Serbi”,

UEFA ka marrë vendimin përfundimtar për ndeshjen Rumani-Kosovë, e cila u ndërpre për shkak të banderolës së shfaqur në stadiumin e Bukureshtit nga tifozët rumunë ku shkruhej “Kosova është Serbi”.

Por UEFA ka nuk ka lënë që Rumania t’ia hedh “paq”, pasi ka vendosur të dënojë kombëtaren rumune me një ndeshje pa tifozë. Madje këtij dënimi pa tifozë i është shtuar edhe një gjobë prej 52 mijë eurosh.

Rumania do të luajë pa prezencën e lojtarit të 12 në ndeshjen përballë Andorrës që do të zhvillohet në muajin në tetor.

Në minutën e 20 të ndeshjes, një ngjarje e paprecedentë detyroi arbitrin kryesor që të ndërpriste ndeshjen deri në një vendim të dytë.

Ultrasit rumunë të grupimit “Uniți Sub Tricolor” ndezën flakadanë dhe shfaqën një parullë në të cilën shkruhej "Kosova është Serbi": një mesazh dhe provokim politik, i cili i la pak vend UEFA-s.

Gjyqtari dhe delegati i ndeshjes i dhanë fund shpejt dyshimeve dhe kthyen skuadrat në dhomat e zhveshjeve, për të bërë të qartë se nga tani e tutje nuk do të tolerohen më gjëra të tilla, as në vende si Rumania e cila nuk ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.

 

uefa rumania

Lini një Përgjigje