
Ndeshja kundër Çekisë është në qendër të vëmendjes megjithëse jemi më shumë se 20 ditë larg kësaj sfide. Shqipëria po kalon një moment të mirë dhe është shumë pranë kualifikimit për në “EURO 2024” që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani, por për të vendosur “tullën” e fundit duhet një rezultat pozitiv.
Për këtë takim, në “ndihmë” për FSHF-në, është gati të vijë ish-deputeti Selami Jenisheri. Ish-deputeti vazhdon të “lëshojë perla” edhe tani që nuk është në vëmendjen e publikut. Së fundmi, ai i është drejtuar me një letër kreut të FSHF-së, Armand Duka, ku i tregon “çelësin” e suksesit për fitoren e ndeshjes së 12 tetorit në “Air Albania”.
Në letrën e tij, Jenisheri shkruan se ka bërë një “studim”, për një stërvitje që lojtarët e zakonshëm i kthen në nivelet e ekipeve kombëtare, ku më pas shiteshin dhe bëheshin milionerë. Sipas tij, stërvitja që ai ka përgatitur është vlerësuar nga trajnerët e Federatave Europiane si më e mira nga ajo di FIFA sot për sot, pasi në këtë mënyrë Shqipëria do të fitonte 100% me Çekinë.
Letra e Selami Jenisherit:
“I nderuar z.Armand Duka
Une qe ju shkruaj, jam Selami Jenishehri, trajner, anetar nderi i klubit Vllaznia, Shkoder, ish-keshilltar i trajnerëve te ekipit kombëtar por edhe te trajnerit te ekipit tone kombëtar per femra dhe deputet i kuvendit te Shqiperise ne Legjislacionin e XI te tij.
Ne kete pozicion kam be nje studim qe i ben futbollistet e zakonshem ne nivelin ku te thirren ne ekip kombetar. Kjo lloj stervitje eshte eksperimentu me porosi te F.SH.F. me sukses, ku nga kjo stervitje futbollisti merr nivele shume te larta teknikisht e keshtu ato shiteshin, duke u bere milionera.
Meqe ndeshja Shqiperi – Ceki eshte me teper me rendesi une ju lutem Juve qe per ditet e grumbullimit per kete ndeshje une tu a ve ne dispozion futbollisteve te kombetares sone, mbasi drejtoria teknike F.SH.F. dhe trajneret e kombetares te shohin vete se eshte me e mira ne bote kjo e imja dhe kjo te beje te sigurte fitoren ne ndeshjen Shqiperi-Ceki, sepse kjo stërvitje i ben futbollistet te dinte te driblojnë 2-3 lojtare rresht kur kane kundërshtar para dhe kur kundërshtari e din rregullin tim dhe ai (se nuk ka çfarë i ben) do te jete tepër lart ne saktësinë e gjuajtës me koke do te jkete super bombardues e super te sakte ne pasime e gjuajtje, do te jene mbrojtës te pakalueshëm dhe kur te mësojnë rregullat e stërvitjes sime ku gjithçka eshte e re per literaturen botërore te futbollit.
Uroj te besosh per sa me lart e te pranonit JU personalisht te me takonit gje qe ben 100% te sigurte fitoren ndaj Cekise dhe kualifikimin e Shqiperise.

Lini një Përgjigje