
Pas shkarkimit të Fernando Santos, Federata Polake e Futbollit ka zgjedhur trajnerin e ri që do të drejtojë Levandovskin me shokë deri në fund të fazës kualifikuese të “EURO 2024”.
Mikal Probierz do të ulet në stolin e skuadrës, me lajmin që është njoftuar vetë nga ana e federatës.
Ai ishte trajneri i kombëtares U-21, teksa tashmë do të marrë në drejtim kombëtaren A.
“Mikal Probierz është trajneri i ri i kombëtares polake. Kjo është zgjedhja më e mirë e mundshme. I uroj trajnerit të ri fat”, shkruan presidenti i Federatës, Çezari Kulesha.
Kujtojmë që Fernando Santos u shkarkua nga drejtimi i skuadrës pas humbjes 0-2 në “Air Albania” përballë Shqipërisë, me Poloninë që shikon shanset e saj për të shkuar në Gjermani t’i veniten.

Lini një Përgjigje