TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Shtator 2023, 16:25

“Bëmë ndeshje të mirë”, Enea Jorgji rrëfen emocionet e debutimit në Champions: Vlerësim i madh, e mirëpritën arbitrimin tonë

Shkruar nga Pamfleti

“Bëmë ndeshje të mirë”, Enea Jorgji rrëfen

Mbrëmja e djeshme ishte historike për arbitrimin në Shqipëri dhe padiksutim Enea Jorgji dhe ndihmësit e tij,  Denis Rexha, Ridiger Çokaj dhe Florian Lata  do ta mbajnë mend gjatë. 4-tëshja e arbitrave shqiptarë debutuan në fazën e grupeve të Champions League, teksa vendosën drejtësi në ndeshjen Jang Bojs-Lajpcig, takim që u mbyll 1-3.

Një paraqitje dinjitoze për Jorgjin, i cili menaxhoi shumë mirë një sfidë të një niveli të lartë, siç janë ndeshjet e Champions. Pikërisht “bilbili” i Superiores ka treguar emocionet e kësaj eksperience për “Abc-në e Mëngjesit”.

Të them të drejtën mendoj se kam bërë mirë. Shumë vlerësim i madh… ishte hera e parë, mendoj se dhamë maksimumin si skuadër për të bërë më të mirën për të përfaqësuar Shqipërinë dhe arbitrimin shqiptar, të gjithë shqiptarët aty ku e meritojnë.

Pati “Fair-Play”. Të gjithë e mirëpritën arbitrimin tonë. Kam marr plot mesazhe, plot opinione, plot këndvështrime, 90 % e tyre janë pozitive dhe mendoj se kemi  bërë një paraqitje të denjë. Kemi diskutuar shumë para ndeshjes dhe vetë e ndjeja se do kishim emocion shumë të fortë, sidomos gjatë himnit, sepse ajo është diçka që me të vërtetë të prek.

Nuk e ndjeva shumë, por ndoshta ishte ajo bota ime të përqendrohem dhe më bëri të qendroj larg emocioneve dhe çuditërisht emocionet i ndjeva pas ndeshjes kur u futa në dhomën e zhveshjes. Pastaj po filloja dhe të ndieja çfarë kisha kaluar, atmosferën, ndeshjen, lojtarët, dhe pastaj më dhanë disa të dridhura…normale besoj.

E kam bërë prej vitesh dhe kjo është rutinë e pjesës së punës. Më është kthyer pjesë e punës dhe emocionet nuk i ndjej dhe aq kur jam në fushë, por në të tilla evente, emocionet i përjetova, por i përjetova pas ndeshjes”, ka theksuar Enea Jorgji.

enea jorgji arbitri shqiptar

Lini një Përgjigje