TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Shtator 2023, 21:20

Kërcënohet me vdekje vajza e zv-presidentit të Flamengos, presidenti i skuadrës braziliane sulmon me shkelma dhe grushte 3 tifozë

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënohet me vdekje vajza e zv-presidentit të Flamengos,

Këto janë periudha të komplikuara, pas një të shkuare që i solli shumë gola dhe trofe me fanelën e Flamengos, për sulmuesin Gabriel Barbosa, i njohur më shumë me emrin e artit Gabigol. Ish-lojtari i Interit është në fakt në qendër të polemikave të ashpra për të nga fansat e tij.

Siç raporton gazeta braziliane “Globo”, disa ultras të Flamengos do t’i ishin drejtuar zëvendës-presidentit të kuqezinjve, Markos Braz, për t’i kërkuar që të largonte sulmuesin dhe gjithashtu trajnerin Horge Sampaoli, madje duke shkuar deri aty sa të kërcënonin me vdekje vajzën 15-vjeçare te Brazit.

Presidenti ka humbur mendjen, duke sulmuar me shkelma dhe grushte njërin nga tre tifozët, duke detyruar sigurimin dhe më pas edhe policinë të ndërhyjnë.

zv-presidenti i flamengos gabriel barbosa ish-lojtari i interit

Lini një Përgjigje