
Ndeshjet e pasdites në Champions League dhuruan emocione. Në takimin e parë të grupit C, Reali i Madridit mundi minimalisht 1-0 Unionin e Berlinit në “Santiago Bernabeu” të tejmbushur me spektatorë. Hozelu ishte protagonist i minutave të para, teksa pati dy raste për gol, por pa mundur dot të dërgonte topin në rrjetë.
JUDE BELLINGHAM WHO ELSE? pic.twitter.com/UjmX30YRgf
— TC (@totalcristiano) September 20, 2023
Gjermanët provuan gjatë fraksionit të parë me kundërsulme, gjithsesi nuk goditën asnjëherë portën e mbrojtur nga Arrizabalaga.
Në minutën e 51, Kamavinga tentoi të zgjidhte vetë takimin, teksa gjuajti nga distanca, por topi shkoi afër shtyllës së majtë. Pak më pas, Rodrigo u shfaq në portën e kundërshtarve me dy mundësi të mira, asgjë për t’u shqetësuar për portierin Frederik Ronou të mysafirëve, i cili zhvilloi ndeshje pozitive.
“Los Blancos” rritën akoma më shumë presionin në minutat e fundit. Ançeloti i hodhi të gjithë në sulm në kërkim të golit të fitores dhe 3 pikët e para ekipit spanjoll ia dhuroi Belingham me golin e tij në fund.
Në “Rams Park” (Istanbul), ndeshja e grupit A mes Gallatasarajit dhe Kopenhagen përfundoi 2-2.
Miqtë danez kaluan në epërsinë e dy golave me Elionuzi dhe Gonçalves, por vendasit ia dolën të merrnin një pikë pas golave të Boje dhe Tete.
Lini një Përgjigje