TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Shtator 2023, 23:03

Toka spanjolle mbetet tabu për zikaltërit, Bajerni mposht Junajtid, Arsenali dhuron “shou”, Salcburgu hedh “K.O” Benfikën

Shkruar nga Pamfleti

Toka spanjolle mbetet tabu për zikaltërit, Bajerni mposht Junajtid,

Mbyllet raundi i parë i ndeshjeve në grupe të sezonit të ri të Champions League.

Bajerni i Mynihut ka marrë një fitore të madhe 4-3 ndaj Mançester Junajtid. Bavarezët mbyllën pjesën e parë me shifrat 2-0, pas golave të Sane dhe Gnabri. Pjesa e dytë nisi mirë për “Djajtë e Kuq”, ku Hojlund dërgoi rezultatin në 2-1. Por festa zgjati pak, pasi Herri Kejn shënon golin e tretë nga pika e bardhë e penalltisë.

Pak para fundit të ndeshjes, Mançester Juanjtid realizoi me Kasemiron duke dërguar në 3-2. Por gjermanët shënuan edhe të katërtin me Tel në fund të sfidës. Por atëherë kur nuk pritej, në shtesa, Junajtid realizoi edhe të tretin.

Arsenali nga ana tjetër ka fituar pastër me rezultatin 4-0. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 3-0, ku Saka, Troshard dhe Gabriel Zhesus ishin autorët e golave. Në pjesën e dytë, Odegard realizoi golin e katërt.

Ndeshja tjetër mes Sevijas dhe Lensit në Spanjë përfundoi 1-1.

Interi ka barazuar me Real Sociadadin me shifrat 1-1. Spanjollët kaluan në pjesën e parë në avantazh dhe luajtën më mirë se zikaltërit. Por në fund të sfidës, Lautaro Martinez barazoi rezultatin. Toka spanjolle mbetet një tabu për Interin që ka fituar vetëm 1 herë në 14 ndeshje të zhvilluara. Në fushë titullar edhe Asllani, që mori kartonin e verdhë.

Ndeshja tjetër, Benfika-Salcburg u mbyll 0-2 në favor të austriakëve.

Napoli ishte duke fituar me shifrat 0-1 ndaj Bragës, por portugezët barazuan në 1-1 në përfundim të sfidës. Kur dukej se ndeshja do të përfundonte kështu, italianët realizuan golin e fitores në fundin e ndeshjes falë një autogoli.

bajerni i mynihut inter mançester junajtid champions league

Lini një Përgjigje