TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Shtator 2023, 22:25

Çdo shifër lidhet me numrin 94, portieri i Lacios realizon me një rastësi të jashtëzakonshme (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Çdo shifër lidhet me numrin 94, portieri i Lacios realizon me

Ivan Provedel u kthye në hero për skuadrën e Lacios, duke shënuar golin e barazimit në ndeshjen ndaj Atletiko Madridit.

Gardiani 29-vjeçar arriti të shënonte në sekondat e fundit të takimit, duke i dhënë skuadrës së tij 1 pikë të vlefshme.

Ndërkohë, për golin e portierit ka një rastësi të jashtëzakonshme. Ai mban numrin 94 në fanelë, ndërkohë që me këtë numër lidhen të gjitha të dhënat e golit të shënuar.

Portieri 29-vjeçar është i gjatë 1.94, ka lindur në vitin 1994 dhe goli i tij është shënuar në minutën e 94.19 sekonda. Numrin në fanelë, portieri ka zgjedhur që ta ketë 94.

ivan provedel portieri i lacios atletiko e madridit

Lini një Përgjigje