
Një 23 vjeçar është paraqitur në gjykatë në Angli, pasi akuzohet se ka grabitur banesën e sulmuesit të “Çelsit”, Rahim Stërling.
Në pranga ka rënë shtetasi Emiliano Krosi, i cili dyshohet se nga banesa mori edhe sende me vlerë, afërsisht 300 mijë paund.
Mediat e huaja shkruajën se futbollisti Stërling, u largua nga banesa vetëm disa orë përpara ndeshjes vendimtare të Anglisë me Senegalin në Katar vitin e kaluar.
Sulmuesi u intervistua nga dedektivët që hetonin vjedhjen, dhe nga hetimet rezultoi se autori i grabitjes ishte i riu shqiptar.
Krosi, foli në gjyq vetëm për të konfirmuar emrin e tij përmes një përkthyesi në gjuhën shqipe. Ai u përfaqësua nga avokati mbrojtës Graham Blower.
Çështja u shty dhe një gjyq dhjetë ditor para gjykatësit Rufus Tejlor u caktua për në shkurt të vitit të ardhshëm.
Lini një Përgjigje