
Ernest Muçi vijon formën fantastike teksa ka gjetur golin e radhës me Lexhian e Varshavës.
Talenti shqiptar ka shënuar ndaj Aston Vilës në duelin e vlefshëm për Ligën e Konferencës, duke i çuar shifrat në 2-1 në favor të skuadrës polake.
Në minutën e 26 të sfidës, Muçi shtangu portierin Emiliano Martinez, kampionin e Botës me Argjentinën.
Për Ernest Muçin është sezoni i katërt te Lexhia e Varshavës, pasi kaloi 3-vite në Shqipëri me fanelën e Tiranës. Te skuadra polake, futbollisti në fjalë është një nga më të mirët e skuadrës. Në stadium janë skautë të shumtë të ekipeve europiane.
????⚽ Goal | Legia Warszawa [2]-1 Aston Villa - Ernest Muçi 26'#EuropaLeague #Goalpic.twitter.com/usBU6MSxOD
— Ken Adams ???? (@Goalz_X) September 21, 2023
Lini një Përgjigje