TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Shtator 2023, 21:18

Ernest Muçi “magjik” në arenën europiane, sulmuesi kuqezi “merr për dore” Lexhian e Varshavës me dopietë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ernest Muçi “magjik” në arenën europiane, sulmuesi

Ernest Muçi bëhet padyshim protagonisti i mbrëmjes në Ligën e Konferencës, pasi ia doli të shënojë dy herë në ndeshjen e parë në grup mes Lexhias së Varshavës dhe Aston Vilës, duke u dhënë fitoren 3-2 polakëve.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte i papërmbajtshëm me shpërthimet e tij, teksa përveç dy golave, u shndërrua në një rrezik konstant për mbrojtjen e angleze dhe portierin Dibu Martinez.

Ernest Muçi shënoi golin e dytë të Lexhias, kur rezultati ishte barazim 1-1, pasi shfrytëzoi një pasim të saktë në zonë dhe devijoi topin në rrjetën e portës së Martinez.

Në fillim të pjesës së dytë, sulmuesi kuqezi bëri një tjetër shpërthim spektakolar, kur rezultatin ishte 2-2 dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin sërish Lexhias.

Sulmuesi shqiptar u zëvendësua në minutën e 72, pasi kishte dhënë gjithçka, teksa për shumë sekonda tifozët polakë thirrën në kor emrin e Ernest Muçit, beniaminit të tyre të ri.

E nisi nga stoli shqiptari tjetër i Lexhias, Jurgen Çelhaka, i cili zbriti në fushë në minutat e fundit dhe dha kontributin e tij për të ruajtur fitoren 3-1 të Lexhias.

Ernest Muçi “magjik” në arenën europiane, sulmuesi

 

ernest muçi sulmuesi i kombëtares shqiptare lexhia e varshavës

Lini një Përgjigje