
Skandali i zbuluar me video intime në Whatsapp, ku përfshihen katër lojtarë të rinj të Realit të Madridit, ka hyrë në procedurat ligjore. Sipas gazetës “Marca”, lojtarët në fjalë janë thirrur në gjykatë për të dëshmuar më 8 nëntor pas akuzave ndaj tyre.
Sipas “Europa Press”, gjyqtari do të dëgjojë dy “viktimat” dhe një dëshmitar pak ditë para se të marrë deklaratat e lojtarëve të Realit të Madridit.
Përveç kësaj, do të bëhet publike përmbajtja nga celularët e katër lojtarëve të përfshirë, gjë që mund të jetë çelësi për përfundimin e çështjes.
Viktima 18-vjeçare është shprehur: “Askush nuk ka për të më bërë të ndihem keq. Është faji i tyre, ata mendojnë se ndihen të mbrojtur sepse janë në grupe të mëdha”.
Lini një Përgjigje