TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Shtator 2023, 23:18

Festojnë Gjimshiti dhe Laçi, Brajtoni debuton me hidhërim, shou në ndeshjen Ajaks-Marsejë

Shkruar nga Pamfleti

Festojnë Gjimshiti dhe Laçi, Brajtoni debuton me hidhërim, shou

U luajtën mbrëmjen e sotme 8 sfidat e vlefshme për grupet e Ligës së Konferencës, ku u prodhuan në total plot 31 gola. Në fushë ishin edhe 2 futbollistët e Kombëtares, Berat Gjimshiti dhe Qazim Laçi, të cilët u aktivizuan titullarë, ndërkohë që skuadrat e tyre arritën të triumfonin. 

Në ndeshjen mes Brajtonit dhe AEK-ut, bie ne sy fitorja super e rëndësishme e ekipit grek në një stadium që ështëkthyer tmerr i Premier Ligës. Një sukses 2-3 për miqtë dhe një debutim në Europë për t’u harruar për djemtë e De Zerbit.

Në grupin D, Atalanta fitoi me lehtësi kundër ekipit kampion të Polonisë, Rakou dhe e nisi mirë fushatën e saj në Ligën e Europës veçanërisht duke pasur parasysh udhëtimin në Lisbonë pas dy javësh ndaj Sportingut.

Fitorja e Atalantas u nënshkrua nga De Ketelare dhe Ederson, të dy me kokë pas krosimeve te mbrojtësve, Zapakosta nga e djathta dhe Ruxheri nga e majta.

Fitore të rëndësishme edhe për Frajburgun dhe Rejnxhërsin, teksa dueli i vetëm i mbyllur në barazim ishte ai mes Ajaksit dhe Marsejës. 

Në Grupin A, hap fals brenda në shtëpi nga Olimpiakosi që u mund 3-2 nga skuadra gjermane e Frajburgut, ndersa Uest Hemi përmbysi 3-1 ekipin serb Backa Topola që kaloi në avantazh në mënyrë surprizë.

Në grupin C, Renxhërsi mundi Real Betis me vetëm 1 gol, ndërsa Sparta e Pragës mposhti 3-2 Aris Limasol.

atalanta sparta e pragës brajton

Lini një Përgjigje