TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Shtator 2023, 16:32

Zhang shet Interin për shifrën e frikshme, fondacioni nga Lindja e Mesme gati të blejë zikaltërit me kushtet e presidentit kinez

Shkruar nga Pamfleti

Zhang shet Interin për shifrën e frikshme, fondacioni nga Lindja e

Interi mund të shitet në fund të sezonit. Lajmi i bujshëm vjen nga Italia.

Zikaltërit prej disa kohësh janë në sytë e fondeve të ndryshme në mbarë botën, por tashmë gjithçka duket më konkrete.

Sipas “Tuttosport”, presidenti Zhang është gati të shesë klubin. Për momentin, banka amerikane e investimeve, “Raine Group”, ka identifikuar një fond të Lindjes së Mesme të gatshëm për të kënaqur atë që kërkon Suning.

Shitja duket gjithnjë e më afër, por për momentin Stiven Zhang do të donte të vazhdonte aventurën e tij pas paraqitjes së shkëlqyer në Championsin e kaluar dhe në pritje të pjesëmarrjes në Botërorin e ri për Klube të FIFA-s.

Në këtë rast, borxhi do të duhej të rifinancohej me Oaktri me interes për shumë vite. Banka e investimeve Raine është shumë optimiste për shitjen e klubit zikaltër: gjithçka do të vendoset rreth datës 20 maj.

Familja Zhang duket se kërkon mbi 1 miliard euro për ta shitur klubin dhe blerësi i interesuar duket se është gati të plotësojë kërkesën e pronarëve kinezë.

Këta do të jenë muaj vendimtarë për shitjen e Interit në të ardhmen.

inter stiven zhang presidenti i zikaltërve

Lini një Përgjigje