Leverkuseni fiton 0-1 ndaj Bajernit duke kaluar kështu 1/8-ën e Kupës së Gjermanisë. Rastet nuk munguan që në fillim, me të dyja skudrat që nuk hezituan të hidheshin në sulm.
Ndeshja u komplikua për bavarezët në minutën e 17, pasi portieri Nojer u ndëshkua me karton të kuq për një ndyrhyrje të ashpër.
Manuel Nojer mori mbrëmjen e sotme kartonin e parë të kuq në karrierë, në moshën 38 vjeçare dhe 893 ndeshje të luajtura si profesionist.
Portieri i Bajernit doli nga porta dhe përplasi me trup Frimpong, i cili ishte nisur i vetëm dhe me fushën e hapur.
Sfida u vendos nga një gol i Tejas në minutën e 69, duke i dhuruar kështu kampionëve të Gjermanisë një biletë për në fazën tjetër.
Lini një Përgjigje