TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Dhjetor 2024, 20:58

Barcelona rikthehet te fitorja me “manita”, Muriqi tremb katalanasit por mjafton me kaq (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Barcelona rikthehet te fitorja me “manita”, Muriqi tremb katalanasit

Barcelona rikthehet te fitorja në kampionat, teksa mundi 1-5 Majorkën në transfertë.

Pa Levandovskin në formacion, u mendua fillimisht se ekipi katalanas do të vuante për finalizimin e aksioneve ndonëse gjeti shpejt avantazhin me Ferran Torres. Një gol i Muriqit që barazoi shifrat para fundit të pjesës së parë, bëri që të lindnin përsëri dyshime për forcën e ekipit të Flik.

Megjithatë, pjesa e dytë dhuroi një tablo krejtësisht të ndryshme, me Barcelonën që vazhdoi të prodhonte raste, por këtë herë duke i konkretizuar ato. Rafinja shënoi dy herë për katalanasit, në të dytin pas një asisti me “telekomandë” të Jamal të kthyer në formën më të mirë. De Jong dhe Pau Torres thelluan diferencën, duke çuar shifrat në rezultatin 5-1 që i ktheu buzëqeshjen katalanasve pas tre ndeshjesh radhazi, ku kishin arritur të siguronin në total vetëm 1 pikë.

Barcelona kryeson me 37 pikë, 4 më shumë se Reali.



majorka barcelona la liga

Lini një Përgjigje