TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Dhjetor 2024, 18:52

Kush ishte personi kyç që transferoi Xhakën te Leverkusen, pa të transferimi i mesfushorit shqiptar tek “Aspirinat” do të dështonte

Shkruar nga Pamfleti

Kush ishte personi kyç që transferoi Xhakën te Leverkusen, pa

Gazeta e njohur gjermane ‘Kicker’ ka zbuluar se Bajer Leverkusen ishte afër humbjes së shërbimeve të Granit Xhakës, në verën e vitit 2023.

Marrëveshja pothuajse dështoi për shkak të mosmarrëveshjeve financiare, por drejtori menaxhues, Simon Rolfes, ishte vendimtar në transferimin e mesfushorit te kampionët e Gjermanisë.

Pastaj, Granit Xhaka iu bashkua “Aspirinave” për 15 milionë euro nga Arsenali dhe u kthye në një lider te klubi gjerman.

Ndikimi i tij në suksesin e madh të klubit që në vitin e parë ishte i jashtëzakonshëm, ndërsa Bajer Leverkusen dominoi ekipin e tij, duke fituar titullin kampion për herë të parë në histori dhe Kupën e Gjermanisë.

Ata shkuan edhe në finalen e Ligës së Evropës ku u mposhtën nga Atalanta, që ishte e vetmja disfatë atë vit.

Mesfushori shqiptar ka luajtur titullar në Bundesligë këtë sezon, ndërsa është ende një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bajer Leverkusen. Ai me ekipin e Çabi Alonsos ka kontratë deri në vitin 2028.

granit xhaka mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje