TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Dhjetor 2024, 18:08

Mirlind Daku “kopjon” Diego Simeonen, sulmuesi shqiptar u tregon tifozëve pjesët intime

Shkruar nga Pamfleti

Mirlind Daku “kopjon” Diego Simeonen, sulmuesi shqiptar u tregon

Po flasin e po shkruajnë shumë për të.

Mirlind Daku është kthyer në temë të ditës në Rusi pas ndeshjeve të javës së kaluar të Premier Ligës.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi golin e tij të 9 këtë sezon, në barazimin 2-2 të Rubinit ndaj CSKA-së në Moskë, por reagimi i tij ishte tepër i ashpër.

Siç e tregojnë qartë mediat ruse, Daku festoi duke treguar me duar pjesët intime të trupit, në njëlloj reagimi ndaj tifozëve, por më shumë kundër arbitrit dhe lojtarëve kundërshtarë.

Kjo sepse ndaj tij u bënë disa ndërhyrje të palejuara, duke e penguar që të synonte gol tjetër, apo të ndihmonte më shumë ekipin.

Tashmë, në Rusi Dakun po e krahasojnë me Diego Pablo Simeonen, trajnerin e Atletikos së Madridit, që festoi dikur kështu.

Kjo ndodhi pas një goli të shënuar ndaj Juventusit në Champions dhe tekniku argjentinas nuk e përmbajti dot veten.

Ndërkaq, në Rusi ka akuza të forta për arbitrin Dimitri Kazançev, që drejtoi sfidën CSKA-Rubin.

Sipas kritikëve, Kazançev lejoi tri herë ndërhyrje të ashpra dhe të palejuara ndaj yllit shqiptar, duke falur mbrojtësit moskovitë Lukin dhe Divejev.

Gjithsesi, pavarësisht pengesave, Mirlind Daku mbetet një nga lojtarët më të mirë të Premier Ligës ruse me 9 gola e 4 asistë në 16 ndeshje këtë vit.

mirlind daku sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje