TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Dhjetor 2024, 15:53

E ardhmja e Guardiolës në fije të perit, Mançester Siti gjen zëvendësuesin e teknikut spanjoll

Shkruar nga Pamfleti

E ardhmja e Guardiolës në fije të perit, Mançester Siti

Mançester Siti duket se nuk po arrin të dalë nga një krizë që zgjat prej 7 ndeshjesh.

Nëse gjërat vazhdojnë kështu, epoka e Guardiolës mund të përfundojë para vitit 2026, kur skadon kontrata aktuale e trajnerit spanjoll me kampionët e Anglisë.

Për një klub si ky, fjala dështim nuk ekziston në fjalor, edhe sepse do të kishte një sërë pasojash të rëndësishme që janë të vështira për t’u menaxhuar.

Përballë kësaj, Guardiola është thirrur që të kthejë ekipin te fitoret për të shmangur shkarkimin për herë të parë në karrierën e tij.

Sidoqoftë, përshtypja është se për momentin Mançester Siti nuk ka ndërmend të ndryshojë, por një sondazh për Zinedin Zidan është bërë gjithsesi, për të mos qenë të papërgatitur.

pep guardiola trajneri i mançester sitit

Lini një Përgjigje