TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Dhjetor 2024, 17:02

Mesfushori shqiptar “zhbllokohet” pas një viti ‘thatësirë’, Sherif Kallaku tund përsëri rrjetën në Rumani (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mesfushori shqiptar “zhbllokohet” pas një viti

Sherif Kallaku është kthyer në vitin e fundit në një prej lojtarëve të rëndësishëm të klubit të Sepsi në kampionatin rumun të futbollit. Por raporti i mesfushorit me golat nuk ka qenë më i miri i mundshëm në radhët e klubit rumun.

Ai kishte që nga janari i këtij viti pa tundur rrjetën në ndeshje zyrtare, një pritje e gjatë që ka marrë fund sot, në ndeshjen e Kupës që skuadra e tij luajti në transfertë ndaj CSM Resita. Futbollisti shqiptar gjeti rrugën e rrjetës duke barazuar përkohësisht shifrat në minutën e 50 me një goditje të saktë në hyrje të zonës, duke mos i lënë kohë portierit të reagonte, pas një aksioni që e nisi dhe e finalizoi ai.

Për fat të keq, ky gol nuk i shërbeu Sepsit, pasi ai u mund me shifrat 3-1 dhe mbetet në vendin e fundit në grupin e tij në fazën kualifikuese të Kupës së Rumanisë.

 

sherif kallaku mesfushori shqiptar kupa e rumanisë

Lini një Përgjigje