TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Dhjetor 2024, 16:18

Trajneri i Evertonit jep lajmin e shumëpritur për rikthimin e Armando Brojës në fushën e lojës

Shkruar nga Pamfleti

Trajneri i Evertonit jep lajmin e shumëpritur për rikthimin e Armando

Armando Broja do të bëjë këtë javë debutimin e tij me ekipin e parë të Evertonit dhe tashmë konfirmimi ka ardhur edhe nga trajneri Shon Dajç. Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Ullvërhempton, ai konfirmoi se sulmuesi shqiptar do të ishte pjesë e ekipit, pa specifikuar nëse do e niste ndeshjen nga fillimi apo jo.

Broja padyshim do të jetë pjesë. Çermiti nuk është gati. Ai po stërvitet shumë, por ka nevojë për një program të zgjeruar ndeshjesh. Por Broja duhet të jetë pjesë”, tha trajneri në konferencën për shtyp, duke shpjeguar situatën e dëmtimeve të dy futbollistëve që nuk kanë bërë ende debutimin e tyre për këtë sezon për shkak të problemeve fizike.

Kjo do të thotë se Dajç e sheh Brojën si një alternativë për sulmin e ekipit të tij, i cili nuk ka gjetur rrjetën në katër ndeshjet e fundit radhazi dhe aktualisht gjendet shumë pranë zonës së ftohtë të klasifikimit. Pas ndeshjes me Ullvërhempton, për Evertonin vjen një tjetër ndeshje shumë e rëndësishme në fundjavë ku kontributi i Brojës do të jetë i domosdoshëm, derbi ndaj Liverpulit i cili është aktualisht kryesuesi i shkëputur i Premier Ligës.

 

 

shon dajç trajneri i evertonit armando broja sulmuesi kuqezi

Lini një Përgjigje