TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Dhjetor 2024, 15:32

Një emër i njohur për Superioren, Skënderbeu prezanton pasardhësin e Gvozdenoviç në krye të stolit korçar

Shkruar nga Pamfleti

Një emër i njohur për Superioren, Skënderbeu prezanton

Ernest Gjoka është trajneri i ri i Skënderbeut. Pas dorëheqjes së trajnerit Ivan Gvozdenoviç, klubi korçar ka vendosur që të emërojë si trajner të ri, Ernest Gjokën.

Tekniku ka firmosur me Skënderbeun një kontratë 1 vjeçare e gjysmë. Pra 54-vjeçari do të jetë në krye të “ujqërve të dëborës” deri në verën e vitit 2026.

Kujtojmë që Gjoka ka një eksperiencë të gjatë në Shqipëri, ku ka drejtuar ekipe si Apolonia, Kamza, Tomori, Flamurtari, Kukësi, Vllaznia.

Teksa jashtë Shqipërisë, ka qenë trajner te Shkëndija e Tetovës, Ohod Club dhe skuadra e Shkupit.

ernest gjoka trajneri i skënderbeut

Lini një Përgjigje