
Mario Mitaj është një nga lojtarët më të mirë që Kombëtarja shqiptare ka në gjirin e saj. Mbrojtësi pavarësisht moshës së tij të re në fushën e lojës sillet si një veteran.
Por paraqitja e mirë e tij nuk është vetëm me kquezinjtë, pasi vazhdon të shkëlqejë edhe me fanelën e Al Itihad në Arabinë Saudite.

Shumë shpejt është shndërruar në një element kyç dhe ky po mahnit me performancën e tij, madje duke shënuar edhe gola. Forma e tij e mirë nuk është rastësi. Këtë e ka zbuluar vetë mbrojtësi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Në një foto në “Insta-Story”, Mitaj shihet në palestër, i cili siç duket përveç përgatitjeve me ekipin në Arabinë Saudite ka vendosur të bëjë edhe stërvitje individuale.
Lini një Përgjigje