TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Dhjetor 2024, 20:02

Qazim Laçi “ngre në këmbë” tifozët, mesfushori shqiptar fantastik me Spartën e Pragës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Qazim Laçi “ngre në këmbë” tifozët,

Qazim Laçi ka shënuar eurogol në kampionatin çek. Shqiptari ka realizuar një perlë nga faulli jashtë 16 metërshit, edhe pse e ndihmoi fati.

Laçi pas asistimit të bukur në fundjavë në derbin e vogël të Pragës, tashmë ka realizuar në ndeshjet e mesjavës në LFA. Sparta e mesfushorit të Kombëtares po kryeson pjesën e parë 3-1 kundër Karvinës.

Shqiptari gëzoi pamasë tifozerinë vendase si dhe stolin e Sparta Pragës. Me siguri, ekipi i legjionarit do ta fitojë këtë sfidë, por forma e mesfushorit shqiptar po impresionon çdokënd në vendin lindor.

 

 

qazim laçi mesfushori shqiptar sparta e pragës

Lini një Përgjigje