TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Dhjetor 2024, 21:19

Vendosin golat e Trokës dhe Doçit, kombëtarja e femrave mposht Rumaninë në miqësore

Shkruar nga Pamfleti

Vendosin golat e Trokës dhe Doçit, kombëtarja e femrave mposht

Shqipëria e vajzave fitoi me rezultatin 1-2 ndeshjen miqësore ndaj Rumanisë. Golat e realizuar nga Valentina Troka dhe Megi Doçi vendosën takimin e kësaj sfide, të zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin “Eugen Popescu” në Rumani.

Formacioni titullar i ndeshjes ishte ky: Rexhepi (GK), Doçi (c), Elezaj, Franja, Curraj, Krasniqi, Troka, Dedaj, Hila, Berisha, Tukaj.

Kuqezezat e drejtuara nga trajneri Armir Grima dominuan ndeshjen që në minutat e para dhe goli erdhi shumë shpejt. Ishte sulmuesja Valentina Troka ajo e cila kaloi në avantazh skuadrën që në minutën e 9. Rumania barazoi rezultatin me Kristina Karp në minutën e 43 dhe pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-1.

Fraksioni i dytë nisi ndryshe, me vajzat kuqezi që u futën në fushën e lojës për të shënuar golin e epërsisë dhe për të fituar ndeshjen. Trajneri Grima bëri disa zëvendësime, duke hedhur në fushë lojtaret Florentina Kuqi, Rreze Gashi, Mikaela Metalla dhe Kristina Hoxhaj.

Goli i fitores erdhi në minutat shtesë, saktësisht në minutën e 93 dhe u realizua nga kapitenia Megi Doçi.

Me fitoren 1-2 mbyllet kjo ndeshje miqësore si edhe grumbullimi 8-ditor i kombëtares së vajzave. Ky grumbullim i shërbeu stafit kuqezi të shohë gjendjen fizike të vajzave si edhe të testojë lojtaret e afruara në skuadër.

shqipëria e femrave rumania e femrave ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje