TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Gusht 2023, 22:14

Ndodh sërish mrekullia, Ballkani shkruan historinë për herë të dytë dhe kualifikohet në grupet e Ligës së Konferencës

Shkruar nga Pamfleti

Ndodh sërish mrekullia, Ballkani shkruan historinë për herë

Ballkani ia ka dalë të kualifikohet sërish për në grupet e Ligës së Konferencës. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka shkruar përsëri historinë, teksa eliminoi në “play off” skuadrën bjelloruse të BATE Borisov.

Ndeshja e parë në Kosovë u fitua 4-1 nga Ballkani, ndërsa sonte për të prerë biletën në grupe mjaftoi një humbja e ëmbël 1-0 në “Városi Stadion”.

Goli në minutën e 30 i Kontsevoj i dha shpresë BATE Borisov-it për përmbysjen e madhe, por ekipi nga Suhareka ruajti mirë avantazhin e sfidës së parë, duke marrë kështu një sukses historik.

Te Ballkani kanë arsye përse të festojnë dhe nata sonte do jetë e gjatë, me skuadrën e Superligës së Kosovës që i gëzohet përsëri kualifikimit në një kompeticion europian si Liga e Konferencës. Kujtojmë që kjo skuadër luajti edhe në edicionin e kaluar në grupet e këtij kompeticioni.

 

ballkani bate borisov liga e konferencës

Lini një Përgjigje