TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Gusht 2023, 21:23

Laçi dhe Xhixha “fluturojnë” në grupet e Ligës së Europës, mbrëmje magjike për dy ‘shqiponjat kuqezi’

Shkruar nga Pamfleti

Laçi dhe Xhixha “fluturojnë” në grupet e Ligës

Karabaku i Redon Xhixhës dhe Sparta e Pragës ku aktivizohet mesfushori Qazim Laçi, arritën të festonin mbrëmjen e sotme duke siguruar kualifikimin në grupet e Ligës ës Europës.

Kampionët e Azerbajxhanit, ia dolën ndaj Olimpia Ljubjanës, teksa triumfuan në ndeshjen e parë me rezultatin 0-2, teksa në duelin e kthimit të mbrëmjes së sotme barazuan me rezultatin 1-1. Redon Xhixha u aktivizua titullar, teksa qendroi në fushë 66 minuta. Golin për skuadrën e Karabakut e realizoi Bajramov në minutën e 24.

Ndërkohë mbrëmje magjike për Spartën e Pragës të Qazim Laçit, që pas disfatës 3-1 në ndeshjen e parë ndaj Dinamos së Zagrebit, arriti të përmbyste gjithçka, duke fituar me rezultatin 4-1. Titullar në këtë përballje u aktivizua edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi, që qendroi në fushë 69 minuta. Të dy futbollistët shqiptarë do i shikojmë në fazën e grupeve të Ligës së Europës këtë sezon.

karabak sparta e pragës liga e europës

Lini një Përgjigje