
Struga duhet të provojë përsëri vitin e ardhshëm për të shkuar në grupet e Ligës së Konferencës. Ekipi i drejtuar nga Shpëtim Duro u eliminua në fazën e “Play Off” nga islandezët e Breidablik.
Takimi i parë në Strugë kishte përfunduar 1-0 për ekipin e Oskar Hrafn Torvaldson, ndërsa sfida e zhvilluar sot në Kopavogur u mbyll me rezultatin minimal 1-0 për vendasit.
Goli i vetëm i këtij takimi erdhi që në minutën e 3 me Viktor Karl Einarson. Kështu, Breidablik shkon në grupet e Ligës së Konferencës me shpresën për të dhuruar paraqitje dinjitoze, ndërsa Struga duhet të kënaqet me rrugëtimin deri këtu.
Lini një Përgjigje