TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Gusht 2023, 20:25

Realizon gol pas 50 metrash sprint, Xhakomo Vrioni i “dërgon SMS” Silvinjos para ndeshjeve të kombëtares (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Realizon gol pas 50 metrash sprint, Xhakomo Vrioni i “dërgon

Xhakomo Vrioni ka arritur të shënojë në MLS një gol mjaft të rëndësishëm për skuadrën e tij, në fitoren 1-0 që Nju Inglënd mori ndaj Nju Jorkut në shtëpi.

Sulmuesi shqiptar mori një pasim në mesin e fushës që e nxori të lirë dhe pas 50 metrash sprint i vetëm përballë portierit, arriti të çonte topin në rrjetë duke shënuar golin e fitores. Ky gol i shënuar në minutën e 30 të takimit, i mjaftoi skuadrës së tij për të marrë pikët e plota.

Pas 25 ndeshjesh të luajtura, skuadra e Vrionit renditet në vendin e dytë, me 46 pikë, teksa e sheh veten 2 pikë larg vendit të tretë dhe 11 pikë larg vendit të parë, por me një ndeshje më pak se dy skuadrat e tjera. Për Vrionin, ky ishte goli i 6 sezonal.

xhakomo vrioni sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje