TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Gusht 2023, 19:40

Fitoi gjithçka me Mançester Sitin, Haland mposht Mesin dhe De Bryjn dhe ‘rrëmben’ çmimin e lojtarit të vitit

Shkruar nga Pamfleti

Fitoi gjithçka me Mançester Sitin, Haland mposht Mesin dhe De

UEFA ndau sonte çmimet e rëndësishme. Përveç shortit të UEFA Champions League, gjithashtu u mësua edhe se kush u shpall lojtari më i mirë i sezonit 2022-2023. Në garë ishin Erling Haland dhe Kevin De Bryjn pas një sezoni fantastik me Mançester Sitin, ndërsa sërish mes më të mirëve mbetet Lionel Mesi, i cili vjen pas një viti ku fitoi gjithçka.

Fitues u shpall Erling Haland. Sulmuesi norvegjez udhëhoqi “Qytetarët” drejt sukseseve të mëdha, ku me golat e tij ndihmoi skuadrën në arritjen e objektivave. Haland realizoi 36 gola në Premier Ligë në edicionin që kaloi.

Ai mposhti shokun e tij të skuadrës Kevin de Bryjn si dhe yllin Lionel Mesi.

erling haland sulmuesi norvegjez

Lini një Përgjigje