
Armando Sadiku është shfaqur përsëri protagonist në ndeshjn e e sotme që ekipi i tij Mohun Bagan zhvilloi përballë Goa. Një ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Indisë.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare arriti të shënonte golin vendimtar dhe të fitores për ekipin e tij. Pikërisht kur ndeshja ishte 1-1, në minutën e 61, Sadiku arrit të shënonte një gol mjaft të bukur nga jashtë zone.
Me këtë gol ai arriti që të kualifikonte ekipin e tij në finalen e madhe. Një sinjal mjaft pozitiv nga Sadiku, i cili mund të jetë një alternativë për Silvinjon në ndeshjet e shtatorit që Kombëtarja do të luajë përballë Çekisë dhe Polonisë.
Lini një Përgjigje