
Trajneri i kombëtares së Polonisë, Fernando Santos, ka bërë sot publike listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e eliminatoreve të “EURO 2024” ndaj Ishujve Faroe dhe Shqipërisë. Të dy ndeshjet janë vendimtare për skuadrën polake, e cila nuk ka alternativa përveç sukseseve për të mos mbetur jashtë Europianit.
Ajo që ka rënë në sy ishte kthimi i veteranëve Kamil Grosiçki dhe Grzegorz Kriçoviak, të cilët mungonin në grumbullimin e kaluar. Në media qarkullonte mendimi se Fernando Santos i ishte nënshtruar presionit të publikut apo lojtarëve të tjerë për këto ftesa dhe kjo ka sjellë reagimin e trajnerit portugez në konferencën e prezantimit të listës.
“Askush nuk influencon se kë thërras e kë jo. Çdo gjë vjen nga vëzhgimet e mia. Ekipi kombëtar nuk është në një situatë të lehtë, ne do të dëshironim të ishim në vendin e parë me 9 pikë, por kemi vetëm 3. Megjithatë, ne ende varemi nga vetvetja. Na mbeten 5 finale. Nëse i fitojmë, kualifikohemi në “EURO 2024”. Këtu bazohet edhe strategjia jonë”, tha trajneri i Polonisë.
Lista e lojtarëve të grumbulluar nga Fernando Santos:
Portierë: Bartłomiej Drągovski, Łukas Skorupski, Vojçieç Sheznji
Mbrojtës: Bartosh Bereszinski, Meti Kesh, Tomas Kexhziora, Jan Bednarek, Paveł Davidovic, Jakub Kivior, Mateus Vieteska.
Mesfushorë: Kasper Kozłovski, Grzegorz Kriçoviak, Bartosh Sliz, Karol Lineti, Damian Szimanski, Sebastian Szimanski, Piotr Zielinski, Kamil Grosiçki, Jakub Kaminski, Mishał Skoras, Nikola Zalevski.
Sulmues: Adrian Benediczak, Robert Levandovski, Arkadius Milik, Karol Sviderski.
Lini një Përgjigje