
Kosova ka dy ndeshje të rëndësishme në muajin shtator, aty ku do të përballet fillimisht me Zvicrën në datën 9 dhe vetëm 3 ditë më vonë, do të udhëtojë drejt Rumanisë. Në prag të këtyre takimeve, trajneri Primoz Gliha ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar.
Të ftuar do të jenë plot 27 futbollistë, teksa do të ketë 6 futbollistë që janë për herë të parë në Përfaqësuese për një ndeshje zyrtare. Bie në sy fakti se trajneri i ri i ka besuar edhe elementeve nga kampionati kosovar, ndërkohë që nuk mungojnë as surprizat.
Meriton Korenica, Andi Hoti, Altin Zeqiri, Ismajl Beka dhe Valon Zumberi janë ftuar për herë të parë ndërkohë që Kreshnik Hajrizi ka zhvilluar një ndeshje me “Ddardanët” në miqësore.
9 Shtator 2023/ Kosovë – Zvicër
12 Shtator 2023/ Rumani– Kosovë

Lini një Përgjigje