
10 vite më parë u nda nga jeta një prej emblemave të futbollit shkodran dhe jo vetëm, Artan Bushati.
Futbollist dhe trajner i spikatur, Bushati humbi betejën me sëmundjen e pashërueshme, duke lënë pas mjaft trishtim, nisur edhe nga mosha shumë e re që ndërroi jetë. Sot ai kujtohet me trishtim, por do të mbetet e paharruar ajo që ai la pas.
Ai lindi në Shkodër në 9 tetor të vitit 1963. Ai është një figurë shumë e njohur në rrethin futbollistik në Shqipëri. Gjatë karrierës së tij si trajner futbolli, përveç skuadrës kombëtare U21, ai ka drejtuar edhe skuadrën e vendlindjes së tij, Vllazninë e Shkodrës.
Bushati ka qenë dhe trajner i ekipit të Elbasanit, ekip të cilin e nxori nënkampion të vendit. Gjatë pesë viteve që Kombëtarja Shpresa drejtohej prej tij, ka arritur rezultate pozitive dhe ka nxjerrë një sërë lojtarësh, të cilët i kanë shërbyer dhe ekipit Kombëtar të Shqipërisë. Gjatë karrierës së tij, Bushati ka të regjistruar emrin dhe në drejtimin e Kombëtares në njërën prej ndeshjeve më historike të vendit tonë, miqësoren me ekipin e Milanit.
Ai është nderuar “Mjeshtër i madh”, pas vdekjes, nga Presidenti i Republikës. Ndahet nga jeta më 29 gusht 2013.

Lini një Përgjigje