TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Gusht 2023, 19:35

Stadiumi i kryesuesve të Serisë A kthehet në strehë të trafikut të kokainës, policia ndalon 11 persona; masat ndaj tyre

Shkruar nga Pamfleti

Stadiumi i kryesuesve të Serisë A kthehet në strehë të

Policia italiane ka zbuluar një qendër të mirëfilltë trafiku të lëndëve narkotike në Serinë A. Më saktësisht një stadium, i cili përdorej për të tregtuar kokainë nga një grup ultrasish të skuadrës vendase.

Bëhet fjalë për stadiumin “Bentegodi” të Veronës, i cili me sa duket është kthyer në një strehë të trafikut të narkotikëve në momentet kur luhen atje ndeshje të elitës së futbollit italian. Gjithçka është zbuluar pas një aksioni të policisë së Veronës gjatë ditës së sotme, e cila ka zbuluar detajet e asaj që ndodhte në stadium gjatë ndeshjeve të klubit përkatës në Serinë A, si dhe në një lokal përballë që frekuentohej nga ultrasit.

Policia ka arrestuar dhe ka dërguar në qeli 2 persona, 2 të tjerë janë në arrest shtëpie si dhe 7 me detyrim paraqitje. Hetimet filluan pasi policia kishte arrestuar më parë në stadium një shpërndarës, i cili bashkë me të dashurën po u shiste kokainë disa ultrasve të Veronës. Policia ka mësuar se brenda stadiumit ishte caktuar një “pikë shitjeje” nga vetë ultrasit, të cilët furnizoheshin aty me substanca narkotike si kokainë apo marijuanë.

Një situatë që padyshim ka turbulluar grupet e organizuara të ultrasve të skuadrës, e cila ka nisur mjaft mirë këtë sezon në Serinë A, duke qenë bashkëkryesuese me pikë të plota pas dy ndeshjesh, përkrah Milanit, Interit dhe Napolit.

verona policia italiane

Lini një Përgjigje