TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Gusht 2023, 18:25

I refuzuan kalimin faraonik në Arabi, trajneri i PSG-së me “dorë të hekurt” ndaj futbollistit: Me mua nuk do të luash kurrë!

Shkruar nga Pamfleti

I refuzuan kalimin faraonik në Arabi, trajneri i PSG-së me

Marko Verrati nuk është më në planet e PSG-së dhe për këtë, është marrë vendim nga vetë trajneri, i cili është shprehur se nuk e ka në mendje si lojtar. Madje, mediat e huaja raportojnë se në një takim mes trajnerit Luiz Enrike, mesfushorit dhe drejtorit sportiv, fjalët e Enrikes kanë qenë të qarta.

Ti kurrë nuk do të luash me mua”, raportohet t’i ketë thënë trajneri futbollistit italian, teksa nuk dihet ende arsyeja e një vendimi të tillë.

Verrati ishte pjesë e skuadrës në fazën përgatitore në Japoni, teksa edhe pas rikthimit në Francë ai është stërvitur me skuadrën, por nuk është grumbulluar nga trajneri për ndeshjet dhe tashmë mbetet vetëm largimi. Problem mbetet e ardhmja, pasi pak kohë më parë, PSG refuzoi një ofertë të majme në aspektin personal të lojtarit, duke pretenduar se klubit nuk i ishin ofruar mjaftueshëm.

Siç dihet, Verrati tashmë ka disa oferta. Ideja e Al-Khelaifi është që ta shesë tek Al-Arabi, një skuadër nga Katari në pronësi të një kushëriri të tij. Marrëveshja mes dy klubeve tashmë është gjetur, mbetet vetëm të bindet 30-vjeçari italian, i cili duket se po heziton për momentin. Verrati dëshiron të vazhdojë të luajë në Evropë, por deri më tani asnjë ofertë nuk ka ardhur në përputhje me kërkesat e parisienëve.

Te PSG-ja merkato në hyrje ka qenë mjaft aktive, ku janë afruar futbollistë cilësorë si Asensio, Skriniar, apo edhe Dembele, ndërsa nuk mund të lihen pa përmendur largimet e bujshme të Nejmarit dhe Mesit.

marko verrati mesfushori italian luiz enrike trajneri i psg

Lini një Përgjigje