
Roberto Mançini i dha fund aventurës së tij në krye të kombëtares italiane dhe ka zgjedhur që të marrë drejtimin e Arabisë Saudite.
Gjithsesi duket se Federata Italiane e Futbollit sërish nuk është e lumtur me vendimin e teknikut, edhe pse zgjodhën si pasues Luçiano Spaletin.
Siç bëjnë me dije mediat italiane, FIGC është e gatshme t’i kërkojë dëmshpërblimin e prishjes së kontratës Mançinit.
Kjo vjen dhe si pasojë e rregullores së FIFA-s që thekson se çdo trajner është i lirë të japë dorëheqjen, por së pari duhet të bjerë dakord për një metodë largimi, megjithëse ekonomike me klubin ose me ekipin kombëtar në fjalë.
Në ditët në vijim, FIGC do të vendosë se çfarë do të bëjë: e sigurt është se në krahasim me atë që ndodhi në mes të gushtit, pra kur kanë ardhur dorëheqjet, marrëdhënia mes dy palëve të përfshira është gjithçka tjetër, veçse e qetë jo. Dhe kështu skenari i një kërkese për dëmshpërblim ndaj Mançinit është më konkret se kurrë.
Lini një Përgjigje