
Spanja vazhdon të ziejë nga debati i fortë që ka shpërthyer atje pas “puthjes fatale” të Luis Rubiales dhe Xhenifer Hermosos kur po ndaheshin medaljet e kampionit të botës për femra, fituar nga vajzat iberike së fundi. Dihet tashmë se deri te qeveria spanjolle, media dhe shoqata të ndryshme kanë reaguar për rastin, duke protestuar dhe kërkuar dorëheqjen e presidentit të Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit për këtë gjest të papranueshëm.
Tashmë, Rubiales është pezulluar nga posti që mban për 90 ditë, ndërsa hetimet kanë nisur për të qoftë nga strukturat ligjore sportive, edhe nga prokuroria e shtetit në Spanjë. Ai është mbrojtur duke thënë se ishte diçka në kushtet e adrenalinës dhe euforisë për suksesin në Kupën e Botës, se ajo puthje ishte si për vajzat e tij, pa asnjë qëllim të keq.
A new video appears inside the bus of the Spanish women's team about the kiss of Luis Rubiales.
— Bleed Barcelona (@bleed_barcelona) August 30, 2023
Jenni Hermoso's reaction with her teammates on the national team bus. pic.twitter.com/5f6ubOegDw
Paralelisht, nëna e tij ka nisur një grevë urie brenda në kishë qysh pardje, duke kërkuar drejtësi dhe jo “gjueti shtrigash”. Së fundi duket se çështja ka marrë një kthesë, deri diku në favor të presidentit Rubiales.
Në dritë ka dalë një video e re me reagimin e protagonistes së “puthjes fatale”, Xheni Hermoso, dhe pjesës tjetër të kombëtares spanjolle të femrave dhe trajnerit në dalje të stadiumit. E publikuar nga llogaria @Alvise_Oficial në X (Twitter), kjo video zbulon bisedën mes lojtareve të kombëtares iberike pak minuta pasi u bënë kampione bote, pak jashtë stadiumit, në autobus.
Në të, Xheni Hermoso diskuton incidentin me koleget e saj, tejet e qeshur dhe dukshëm e pashqetësuar. Madje, ajo bën shaka duke e parë që puthja “kishte marrë dhenë”, ishte bërë tejet “virale” në internet.

Me celular në dorë, ku duket fotoja e puthjes së Rubiales, ajo u thotë shoqeve të kombëtares se po e krahasojnë me puthjen e Iker Kasijas dhe Sara Karbonero, pas fitimit të Botërorit të vitit 2010, “live” në një konferencë shtypi.
E thënë ndryshe, e konstaton me mburrje këtë paralelizëm të mediave dhe rrjeteve sociale, mjaft e qeshur. Se çfarë ndodhi më pas, që futbollistja Hermoso e “ndërroi pllakën”, kjo mbetet enigmë. Pikërisht këtë gjë i kërkon edhe nëna e Rubiales nga greva e urisë, të thotë të vërtetën e puthjes, e cila duket se ishte e pranuar me sportivitet nga të dyja palët në “të nxehtë”. Më pas ndodhi “tërmeti”, që kryqëzoi presidentin e futbollit spanjoll.

Lini një Përgjigje