
Pablo Zabaleta është bërë edhe një herë tjetër viral në rrjetet sociale, pa bërë asgjë të keqe. Ka mjaftuar një ngatërrim nga BBC, që Zabaleta të kthehet shumë shpejt në personazhin e ditës.
Ata që ishin më të vëmendshëm ndaj futbollit ndërkombëtar, kishin njoftuar tashmë se një ditë kjo mund të ndodhte. Dhe vërtetë ndodhi...
BBC-ja e famshme 'pikturoi' një raport mbi skandalin, që përfshin Luis Rubiales, president i Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll, por ngatërroi imazhin e spanjollit dhe atë të ish-mbrojtësit të djathtë argjentinas Pablo Zabaleta, që ka luajtur me Sitin.

Në fakt, ngjashmëritë mes të dyve janë shumë të dukshme, por pak do të besonin se kjo mund të ndodhte. Tashmë ‘memet’ në rrjetet sociale janë më shumë se shumë.
Vetë “BBC” e ka kuptuar më pas këtë gabim dhe ka qenë vetë zëdhënësi i BBC që shprehet se ishte vetëm një gabim dhe që është rregulluar. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Zabaleta bëhet viral, duke qenë se pak kohë më parë, në “wikipedia” ai prezantohej si një yll i futbollit e gjithashtu i pornografisë.

Dear @BBCNews you have mistakenly added footage of ex Man City full back Pablo Zabaleta in your piece about Rubiales tonight. You need to make a correction immediately. pic.twitter.com/U3A4g1rGp9
— Omid Djalili (@omid9) August 28, 2023
Lini një Përgjigje