
Këtë të hënë, Anxhel Bejar, nëna e Luis Rubiales, presidenti i pezulluar përkohësisht i Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll, u mbyll në kishën Divina Pastora në Motril dhe shpalli grevë urie.
Bejar e justifikoi mbylljen e saj deri sa të gjendet një zgjidhje për “gjuetinë çnjerëzore dhe të përgjakshme që po bëjnë me djalin e saj me diçka që ai nuk e meriton”.
Pasi kreu 24 orë ngujim, nëna e Luis Rubiales, ka folur për 'El programa del verano' në “Telecinco”, ku përsëriti se nuk ka ndërmend të largohet nga izolimi derisa të zgjidhet situata e djalit të saj.
“Jam mirë, besoj shumë në Zot dhe kërkoj të vërtetën. Do të jem këtu derisa trupi im ta përballojë. Nuk do të ndalem derisa Xheni Hermoso të thotë të vërtetën”,- tha ajo.
Përveç kësaj, Anxhel Bejar la një deklaratë të fortë: “Nuk e kam problem të vdes për drejtësi. Djali im është një person i denjë dhe kjo që ata po bëjnë nuk është e drejtë”.
Nëna e Rubiales shpreson që Xheni Hermoso “të ruajë versionin që kishte në fillim të ngjarjeve”. Ajo beson se djali i saj është ai që po vuan “një gjueti çnjerëzore dhe të përgjakshme”.
Mbyllja e Anxhel Bejar në kishën e lagjes Kapuçinos të Motril do të zgjasë “pafundësisht, ditë e natë” deri në vendosjen e drejtësisë me djalin e saj.
Lini një Përgjigje