
Ndeshja e javës së dytë të Serisë A mes Juventusit dhe Bolonjës u shoqërua nga polemika të shumta dhe shkak për këtë u bënë disa raste të dyshimta, ku vendimet e arbitrit Marko di Belo ishin të gabuara.
Ai mohoi penallti për bardhezinjtë e gjithashtu 11-metërsh për Bolonjën, teksa mediat italiane kanë zbuluar një tjetër detaj.
Pas përfundimit të ndeshjes, arbitri ka pasur një komunikim me drejtorin sportiv të Bolonjaës, Marko di Vaion. Ky i fundit i ka kërkuar llogari arbitrit në lidhje me rastin e dyshimtë për penallti, ndërkohë që nuk ka munguar edhe replika e gjyqtarit.
“Nuk e dhashë, sepse nuk dhashë as penalltinë e Kiezës. Ti, çfarë bën këtu? Duhet të shkosh, duhet të largohesh”, janë fjalët që gjyqtari i ka thënë drejtorit sportiv të Bolonjës.
"This is an error on both the referee for not making a decision on the field but ultimately the VAR for not recommending this down."@ChristinaUnkel joins the crew to talk about Bologna's penalty claim. ⚽️ pic.twitter.com/UyMOV53iat
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) August 27, 2023
Lini një Përgjigje