TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Gusht 2023, 16:47

Etrit Berisha mbetet në Seria A, gati të firmosë për Empolin

Shkruar nga Pamfleti

Etrit Berisha mbetet në Seria A, gati të firmosë për Empolin

Etrit Berisha do të mbetet në Serinë A, pasi gardiani i Kombëtares sonë do të bëhet pjesë e Empolit. Mediat italiane raportojnë se është arritur akordi mes Torinos dhe Empolit, si edhe me vetë lojtarin që pritet të firmosë në orët në vazhdim.

Kontrata e Berishës me Torinon skadon verën e ardhshme, por vetë klubi e ka nxjerrë jashtë planeve portierin shqiptar dhe prej muajsh, ai nuk stërvitej me skuadrën e parë. Opsion ishte transferimi te Sampdoria në Serinë B, por gjërat kanë ndryshuar.

Në Empoli, gardiani do të gjejë edhe Ardian Ismajlin e Stiven Shpendin, duke u bërë shqiptari i tretë në skuadër. Në të shkuarën, për Empolin kanë luajtur edhe Hysaj, Bajrami e Asllani.

Lini një Përgjigje