TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Gusht 2023, 23:00

Napoli bën detyrën në shtëpi, Bajrmani 76 minuta në fushë por nuk lë gjurmë, Retegui zhyt Lacion në krizë rezultatesh

Shkruar nga Pamfleti

Napoli bën detyrën në shtëpi, Bajrmani 76 minuta në

U luajtën mbrëmjen e sotme dy sfidat e vlefshme për javën e dytë të Serisë A, ku nuk munguan surprizat. Lacio e Sarrit regjistroi humbjen e dytë radhazi, teksa u mposht nga Xhenoa me rezultatin 0-1. 
 
Ishte Retegui ai që vendosi këtë duel me golin e realizuar në minutën e 16, duke zhytur bardhekaltërit në krizë rezultatesh në këtë fillim sezoni. Ndërkohë në duelin tjetër të mbrëmjes së sotme, kampionët e Napolit, bënë detyrën në shtëpi, duke mposhtur me rezultatin 2-0 Sasuolon e Nedim Bajramit.   

Osimhen dhe Di Lorenco ishin autorët e golave për skuadrën e Rudi Garsias, ndërkohë që për sa i përket mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Bajrami qëndroi më fushë 76 minuta, por pa mundur të lerë gjurmë. 

Në sfidat e javës së tretë, Napoli do të përballet me Lacion sërish në shtëpi. Sasuolo pret Veronën, ndërsa Xhenoa do të luaj në Torino.   

napoli sasuolo lacio xhenoa seria a

Lini një Përgjigje