
Ndeshja mes Juventusit dhe Bolonjës e vlefshme për javën e dytë të Serisë A është mbyllur me rezultatin 1-1.
Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 24 me Ferguson, ndërsa barazimi erdhi në minutën e 80 me Vlahoviç.
Sulmuesi serb arriti të shënonte një gol tjetër edhe në minutën e 52, por iu anulua nga VAR-i. Kështu bardhezinjtë hedhin një hap fals, teksa renditen në vendin e 4 me 4 pikë.
Nga ana tjetër, Leçe ka surprizuar Fiorentinën duke i marrë 1 pikë në shtëpi. Dueli mes tyre është mbyllur me shifrat 2-2.
Me fitoren e javës shkuar ndaj Lacios dhe barazimin e sotëm, skuadra ku luan Ylber Ramadani renditet në vendin e 5 me 4 pikë.
Lini një Përgjigje