
Roberto Mançini do të jetë trajner i ri i Arabisë Saudite.
Ish-trajneri blu, i cili dha dorëheqjen dy të diela më parë, do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2027, vit në të cilin në janar, Arabia Saudite do të organizojë Kupën e Azisë për herë të parë në histori, kompeticion të cilin nuk e kanë fituar që nga viti 1996.
Mançini do të marrë një pagë rreth 25 milionë euro në vit, pa taksa. Dhe ai do të bëjë debutimin e tij më 8 shtator në Njukasëll kundër Kosta Rikës, duke udhëhequr sërish Green Falcons në datën 12, përsëri në stadiumin e skuadrës në pronësi të Saudi Pif, kundër Koresë së Jugut.
Më pas në nëntor fillojnë kualifikimet për Kupën e Botës 2026. Arabia Saudite është në grup me Jordaninë, Taxhikistanin dhe fituesin e playoff-it mes Kamboxhias dhe Pakistanit. Përbërja e stafit është ende e paqartë.
Lini një Përgjigje