TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Gusht 2023, 16:15

“Jashtëtokësori” Mesi nuk pushon kurrë, tjetër perlë nga argjentinasi, Inter Majemi thyen letargjinë në MLS (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Jashtëtokësori” Mesi nuk pushon kurrë, tjetër

Leo Mesi ka debutuar edhe në MLS me gol. Ylli argjentinas ka arritur të lërë gjurmë në ndeshjen e parë që ka zhvilluar në kampionat, aty ku Inter Majemi ka fituar me rezultatin 0-2 ndaj Nju Jork Red Bull. 
 
Argjentinasi që kishte shënuar më parë 10 gola në 7 ndeshje në Kupën e Ligës, tashmë ka arritur të shënojë edhe në MLS, aty ku ka rikthyer ekipin te fitorja pas shumë humbjeve në kampionat. Mesi u aktivizua në minutën e 60, duke shënuar vetëm 1 minutë para fundit të kohës së rregullt. 

Për Mesin, kjo ishte ndeshja e 9 zyrtare me fanelën e Inter Majemit dhe skuadra e tij numëron fitoren e 9 radhazi, ndërkohë që vetë argjentinasi ka qenë autori i 11 golave, mes Kupës dhe kampionatit. 

inter majemi lionel mesi sulmuesi argjentinas

Lini një Përgjigje