TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Gusht 2023, 23:02

Seria A/ Milani luan “poker” ndaj Torinos, Verona trondit Romën e Murinjos

Shkruar nga Pamfleti

Seria A/ Milani luan “poker” ndaj Torinos, Verona trondit Romën

Dy ndeshje, dy fitore bindëse, Milani e ka nisur shumë mirë sezonin e ri të Serisë A, duke fituar kësaj here 4-1 në “San Siro” ndaj Torinos dhe duke marrë kreun provizor me 6 pikë. 

Katër gola në fundin e pjesës së parë. Në minutën e 33, pas një kundërsulmi të shpejtë të kuqezinjve, Loftus-Ç, pasi shpërtheu nga e djathta, pasoi në qendër për Pulisiç, që e pati të lehtë ta shtynte topin drejt rrjetës. 

Vetëm tri minuta më vonë erdhi barazimi i Torinos me Shurs, pas një shpërqendrimi të mbrojtjes së Milanit. Reagimi i kuqezinjve ishte i menjëhershëm. Kryesori sinjalizoi nga pika e bardhë e penalltisë për prekje të topit me dorë pasi u konsultua me sistemin VAR. Zhiru dërgoi topin në rrjetë dhe ktheu sërish Milanin në avantazh. 

Por nuk përfundoi me kaq pjesa e parë. Leao dhe Teo Hernandez kombinuan saktë, me francezin që e ngriti me mjeshtëri topin mbi portierin Milinkoviç-Saviç. 

Milani nuk u mjaftua me rezultatin e pjesës së parë. Në minutën e 62 kryesori akordon 11-metërsh për kuqezinjtë, pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Leaos. Zhiru u tregua sërish i saktë dhe vulosi shifrat përfundimtare në 4-1. 

Ndërkohë në duelin tjetër, Verona shtangu Romën me rezultatin 2-1, duke u konfirmuar si “hirushja” e dy javëve të para të Serisë A, teksa numëron pikë të plota.   
 
Duda në minutën e 4 dhe Ngonge në minutën 45+3 realizuan për Veronën, ndërkohë që Aouar, shënoi golin e vetëm për Romën.   

Në javën e tretë të Serisë A, do të kemi një përballje mes Romës dhe Milanit, e planifikuar për t’u zhvilluar më datën 1 shtator në “Olimpico”.   

milan roma verona torino seria a

Lini një Përgjigje