TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Gusht 2023, 21:14

3 sezone me Kozencën, mesfushori shqiptar e “bën sefte” në Serinë B, gjen rrugën e rrjetës dhe i jep pikën e artë ekipit të tij

Shkruar nga Pamfleti

3 sezone me Kozencën, mesfushori shqiptar e “bën sefte”

Mesfushori shqiptar i Kosovës, Idriz Voca, ka gjetur më në fund rrugën e rrjetës me skuadrën e Kozencës në Serinë B italiane.   
 
Prej 3 sezoneve pjesë e kësaj skuadre, Voca, e bëri “sefte” me fanelën e klubit italian, duke realizuar mbrëmjen e sotme në duelin ndaj Venecias, që përfundoi në barazim 1-1.  

26-vjeçari realizoi një gol të bukur në minutën e 38 të sfidës, ndërkohë që vendasit barazuan në minutën e 49 të takimit.   

idriz voca kozenca seria b

Lini një Përgjigje