
Atalanta ka pësuar humbjen e parë në kampionat, duke u mundur me rezultatin 2-1 nga Frosionone në transfertë, ndërkohë që me rezultatin 2-0 është mundur edhe Empoli në transfertë ndaj Monzës.
Bergamaskët kanë pësuar dy gola të shpejtë në pjesën e parë me anë të Harrui dhe Monreisi pas 24 minutash, teksa për të shënuar për miqtë ka menduar Zapata. Titullar për Atalantën e nisi takimin Gjimshiti ndërkohë që Çuni u aktivizua në pjesën e dytë.
Ndërkohë, Ismajli me Empolin janë mundur 2-0 në transfertën ndaj Monzës, aty ku një dygolësh i Kolpanit ka mjaftuar. Në pjesën e dytë të takimit, ka pasur minuta edhe për Stiven Shpendin, që u aktivizua në minutën e 73.
Lini një Përgjigje